messi10 Super Moderator
![Super Moderator Super Moderator](https://2img.net/r/ihimizer/img20/1285/cooltext4665379891.png)
![messi10](https://2img.net/u/1315/14/16/96/avatars/2-34.jpg)
postime : 264 Join date : 16/04/2010
![Iniesta: Mendoj vetëm për Barcelonën Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Iniesta: Mendoj vetëm për Barcelonën Wed Aug 11, 2010 8:50 am | |
| Andres Iniesta thotë se nuk shqetësohet rreth asaj se sa është përforcuar Reali i Madridit dhe mendon vetëm për Barcelonën, e cila sipas tij është klubi më i mirë me futbollistët më të mirë. Lojtari i Barcelonës fitoi shumë lëvdata për paraqitjet e tij sezonin e kaluar me Barcelonën si dhe për paraqitjeje me kombëtaren e Spanjës në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010, dhe shihet si një prej favoritëve për të fituar “Topin e Artë” dhe shpërblimin e futbollistit më të mirë në botë për vitin e kaluar. Megjithatë Iniesta thotë se ai është i fokusuar vetëm në qëllimet e Barcelonës. “Qëllimet e mia personale janë të njëjta si edhe ato të Barcelonës. Fitimi i titujve është ajo që më bën të lumtur, i bën njerëzit të lumtur dhe unë e dua këtë. Shpërblimet individuale nuk më tregojnë shumë. Shqetësohem vetëm për atë që Barcelona të fitojë gjithçka dhe gjithkush të jenë të kënaqur”, ka thënë Iniesta. | |
|