Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka kërkuar nga lojtarët tij t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit.Barcelona sonte udhëton te Espanyol në kërkim të fitores që do ta forconte ekipin në maje të tabelës. Blaugranët kanë dy fitore në ndeshjet një-më-një që do të thotë se nëse të dy ekipet kanë numër të njëjtë pikësh në fund të sezonit Barcelona do ta fitojë titullin.
Por Guardiola kërkon fitore në të gjitha gjashtë ndeshjet e mbetura dhe thotë se Barca nuk mund të lejojë të humbë më shumë pikë.
“Pres që Madrid të fitojë. Mendoj se ata do t’i fitojnë të gjitha ndeshjes, andaj duhet të shkojmë dhe ta fitojmë kampionatin vetë. Ne nuk do ta lëshojmë atë”, ka thënë Pep.
“Tre pikët dhe diferenca e golave (kokë-më-kokë) nuk më bëjnë më të relaksuar; ndoshta nëse do të kishte qenë një rival tjetër, por Real Madrid nuk do të humbasë pikë”, ka shtuar spanjolli.