Roy Hodgson thotë se ai nuk dëshiron që Javier Mascherano të largohet nga Liverpooli dhe shton se përforcimi i ri, Christian Poulsen, nuk është sjellë si zëvendësim për argjentinasin.
Pavarësisht spekulimeve të fundit se Barcelona është në prag të nënshkrimit me Mascheranon, Hodgson thotë se argjentinasi nuk do të largohet nga Anfield dhe se ai është pjesë e planeve të tij.
“Nuk dua që Javier Mascherano të largohet. Në këtë moment Javier nuk tregon shenja se largohet. Kam biseduar me të për futbollin dhe ai nuk ka dhënë shenja që nga biseda jonë e parë, kur qartas bëri të ditur se preferon të largohet nëse është e mundur”.
“Që atëherë ai i kryen detyrat e tij në stërvitje dhe sipas meje ai është futbollist i Liverpoolit dhe do të jetë derisa dikush tjetër nuk e angazhon – dhe më duket se kjo ditë nuk është afër”, ka thënë Hodgson.