messi10 Super Moderator
![Super Moderator Super Moderator](https://2img.net/r/ihimizer/img20/1285/cooltext4665379891.png)
![messi10](https://2img.net/u/1315/14/16/96/avatars/2-34.jpg)
postime : 264 Join date : 16/04/2010
![Fabregas: Do të shkoj te Barcelona Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Fabregas: Do të shkoj te Barcelona Thu May 13, 2010 1:35 pm | |
| Edhe pse menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dhe vetë Cesc Fabregas kanë mohuar një largim të mundshëm të spanjollit nga Emirates, është lojtari ai që i ndez spekulimet, duke pranuar se nëse largohet nga Topçinjtë dëshiron të transferohet te Barcelona. “Nëse vendos të largohem nga Arsenali, atëherë unë do ta vesh fanellën e Barcelonës. Se kur do të ndodhë kjo, nuk e di. Jam shumë i lumtur tek Arsenali. Nuk po nxitoj të largohem nga klubi”. “Unë dua të marr një vendim për të ardhmen para fillimit të Botërorit. Është e pamundshme të fokusohesh plotësisht në një garë të tillë, kur nuk je i përqendruar në aspektet e lojës. Nuk dua të pengohem nga spekulimet e tregut të transferimeve”. “Barcelona po vazhdon ende garën për titull në La Liga, ndërsa unë jam ende lojtar i Arsenalit. Do të ishte mungesë respekti të flisja për një transferim që tani. Asnjë kandidat për postin e presidentit të Barcelonës nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Fabregas për Marca. | |
|