Barcelona News
Mirë se Vini në forumin e klubit Fc Barcelona

Për ndonjë problem na kontaktoni në adresseat

blunt.jaoo@hotmail.com , adoniscooleri@hotmail.com

Barcelona News

BLAUGRANA
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Partneret:WWW.ACMILAN-INFO.TK

Share
 

 Interi përmbys Barcelonën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dDarsseeY
Administrator
Administrator


postime : 244
Join date : 16/04/2010
Mosha : 23

Interi përmbys Barcelonën Empty
MesazhTitulli: Interi përmbys Barcelonën   Interi përmbys Barcelonën Icon_minitimeWed Apr 21, 2010 12:22 pm

Interi përmbys Barcelonën F_042010
Giuseppe Meazza ishte arena e superduelit të parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Interit dhe Barcelonës, që përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 3-1.
Në fillim të ndeshjes të dyja skuadrat shfaqën lojë të mbyllur me raste të pakta shënimi. Duhet përmendur se në pjesën më të madhe të ndeshjes, strategjia e Jose Mouronhos në ndaljen e Leo Messit u tregua e suksesshme, pasi argjentinasi nuk arrit ta shfaqë lojën e tij.
Ishte minuta e 19-të momenti i zhbllokimit të rezultatit, kur pas një depërtimi të bukur të Maxwell, Pedro Rodriguez kaloi mysafirët në epërsi.
Mirëpo, pas gjysmë ore lojë, Samuel Eto’o pasoi te Diego Milito dhe ky i fundit e gjeti për mrekulli Wesley Sneijderin, i cili nuk e pati të vështirë ta mposhtte portierin Victor Valdes, dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Douglas Maicon shënoi për epërsinë e parë të Nerazzurëve, ndërsa sërish asistues ishte Milito.
Një aksion i treshes Eto’o, Sneijder dhe Milito, u konkretizua nga ky i fundit, i cili shënoi me kokë golin e tij të merituar për rezultatin 3-1 (61’).
Deri në fund të ndeshjes, Blaugranët krijuan presion për të ndryshuar diçka në rezultat, mirëpo e patën të vështirë të thyenin mbrojtjen vendase, ndërsa nga ana tjetër kanë mundur të dënohen nga kundërsulmet e Interit.
Rezultati 3-1 është shumë i favorshëm për Interin për të kaluar në finalen e Madridit, mirëpo nuk duhet harruar se Barcelona është e aftë të bëjë gjithçka në ndeshjen kthyese në Camp Nou, e cila zhvillohet pas një jave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
messi10
Super Moderator
Super Moderator
messi10

postime : 264
Join date : 16/04/2010

Interi përmbys Barcelonën Empty
MesazhTitulli: Re: Interi përmbys Barcelonën   Interi përmbys Barcelonën Icon_minitimeSat Apr 24, 2010 3:59 am

po ja kthen barcelona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Interi përmbys Barcelonën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Barcelona News :: BFC News :: Barca Lajme-
Kërce tek: